Braktis teatrin për të bërë një darkë me Putin

Mediale Vip

Braktis teatrin për të bërë një darkë me Putin

Më: 6 prill 2014 Në ora: 15:04

Aktorja italiane Ornella Muti rrezikon të shkojë në gjyq. Ajo është paditur nga teatri “Verdi” për mashtrim e rrezikon pagimin e një shume të madhe parash.

Bëhet fjalë për një ngjarje që ka ndodhur në 2010. Aktorja ka paraqitur një raport mjekësor në teatrin “Verdi”, duke u shtirur sikur kishte probleme me fytin dhe ftohje.

Ornella Muti, braktisi skenën e teatrit dhe u shfaq disa orë më pas në një darkë në Shën Petersburb, me presidentin rus, Vladimir Putin.

Pavarësisht se në media u komentua se kjo do të ishte një darkë bamirësie, aktorja italiane rrezikon sot përballjen me gjyqin dhe pasojat e tij.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat