Rita Ora: Jay Z ka erë të mirë, Beyonce modeste

Mediale Vip

Rita Ora: Jay Z ka erë të mirë, Beyonce modeste

Më: 6 prill 2014 Në ora: 13:51

Superylli shqiptar, Rita Ora, ka pranuar se bosi i saj, Jay Z, sigurohet që gjithmonë të ketë erë të mirë.23 vjeçarja ka kohë që ka nënshkruar për RocNation, labelin që drejtohet nga Jay Z, teksa thotë se ai sigurohet që gjithmonë të ketë erë të mirë.

"Jay Z gjithmonë ka erë të një peme të pastër. Ai gjithmonë është aq i pastër e aq i freskët", theksoi Rita.

Ajo shtoi se ka qenë nervoze para se të takohej me Beyoncen, bashkëshorten e Jay Z, pasi që gjithmonë e ka pasur idhull që nga mosha rinore. Rita ishte befasuar nga personaliteti modest i Beyonces.

"Unë isha aq e frikësuar kur së pari e takova atë. Ajo është idhulli që dëshironi të takoni. Por, ajo ishte shumë e mirë. Unë gjithmonë kam menduar se ajo nuk është njeri. Dhe ju betohem se gjithmonë mendoj se ajo vë korentin në trupin e saj e më pas fle, sepse ajo s'duhet të jetë me prejardhje nga ky planet. Por, ajo ishte aq e mirë me mua, aq e sjellshme, aq e sinqertë, aq e kujdesshme dhe tepër e afërt", përfundoi Rita.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat