E penduar për rolin e princeshës Diana

Mediale Vip

E penduar për rolin e princeshës Diana

Më: 6 prill 2014 Në ora: 10:09

Pasi është paraqitur në rolin e princeshës së ndjerë Diana, Naomi Watts ka zbuluar se është penduar që e ka pranuar këtë rol. Aktrimi i saj e ka ndarë publikun dhe kritikët, ndërsa ajo e pranon se e kishte joshur karakteri fantastik të cilin e ka luajtur. “Më ka joshur karakteri të cilin e kam luajtur.

Diana ka bërë shumë dhe ka pasur rezultate pozitive dhe negative të veprave të saj. Mirëpo, në fund ka pasur probleme me xhirimin e filmit, pasi fundi i tij ka shkuar në drejtimin për të cilin nuk kam shpresuar”, ka deklaruar Naomi për revistën ‘Harper's Baazar’. Mirëpo, ajo e pranon se e ka ditur se ekziston rreziku që i tërë projekti të fundosej.

Filmi 'Diana' ka dalë në kinema shtatorin e kaluar dhe përkundër vëmendjes mediale që ka tërhequr gjatë xhirimit, ai nuk ka hasur në reagime pozitive dhe as nuk ka arritur shikueshmëri të pritur. Watts ishte dominuar për çmimin e aktores më të keqe dhe kjo arsyeton pendimin e saj. Ajo tani ka deklaruar se do t’ju shmanget roleve të cilat paraqesin ndonjë figurë publike e cila ka përfundim tragjik, pasi nuk mendon se është e përshtatshme për role të tilla.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat