Çmimi nuk ndikon në personalitetin tim

Mediale Vip

Çmimi nuk ndikon në personalitetin tim

Më: 6 prill 2014 Në ora: 10:03

Për herë të parë doli në pistë të modelimit dhe kjo performancë, modeles Albulena Gagica i solli mjaft shumë suksese. Ajo u shpall “Miss Kosova” në garën “Top Model of the World Kosova 2014” për të cilën çmim ndjehet mjaft e lumtur.

Këtë çmim për Albulenën ishte i papritur për vet faktin se kjo garë kishte konkurrente mjaft të mira, por këtë modelja e cilëson si një sfidë të cilën e kaloi me sukses. Kjo është nisma e saj e parë dhe ky mbase është edhe vullneti i madh që Albulena të vazhdoje rrugën drejt modelimit për të mos u ndalë asnjëherë.

Tani ajo do ta përfaqësojë Kosovën në “Top Model of the World” që do të mbahet më 11 prill El-Gouna të Egjiptit, ku do të jenë 80 shtete pjesëmarrëse. Në intervistën dhënë “Zërit”, Albulena flet më shumë për çmimin dhe planet e saj për të ardhmen.

Jeni fituese e “Top Model of The World Kosova”, si ndjeheni?
Natyrisht se ndihem shumë mirë, mbase edhe shumë e lumtur për çmimin që e kam marrë, ishte një sfidë të cilën e kalova me mjaft sukses.

Sa ka ndikuar ky çmim në personalitetin tënd?
Mendoj se tek çdo njeri, kjo gjë apo ky çmim do të ndikonte në personalitetin e tij, mirëpo fatmirësisht tek unë ky çmim ka ndikuar vetëm pozitivisht.

E keni pritur fitoren?
Të them të drejtën ndoshta për ndonjë çmim tjetër kam pasur shpresa, por për çmimin kryesor as që kam menduar ngase konkurrenca ka qenë shumë e madhe dhe ka pasur konkurrente mjaftë të bukura.

Po nëse nuk do të fitonit?
Edhe nëse nuk do të fitoja, prapëseprapë nuk do të dorëzohesha, sepse jeta na jep dhe shanse të tjera. Prandaj i kam hyrë fushës së modelimit dhe nuk do të ndalem kurrë dhe uroj që sukseset e tjera të më përcjellin edhe në të ardhmen.

Cilat janë tiparet që ju kanë bërë të dalloheni nga konkurrentet tjera?
Po përderisa kam fituar unë çmimin kryesor, sigurisht se kam pasur diçka më të veçantë, por megjithatë, mendoj se rol të madh ka luajtur edhe sjellja aty. Për këtë gjë ndihem shumë krenare që dola unë fituese.

Cilat janë përshtypjet tuaja për konkurrentet?
Të gjitha konkurrentet kanë qenë shumë të mira, sepse përderisa kanë mbërritur edhe ato deri në natën finale, sigurisht që kanë plotësuar të gjitha kriteret për të qenë aty.

Është kjo pjesëmarrja juaj e parë në “Top Model of The World Kosova”?
Po kjo është hera ime e parë që marrë pjesë në një garë të këtillë dhe jam mjaftë e gëzuar që për herë të parë që mora pjesë u kurorëzova me çmimi e parë. Si duket modelimin e kam filluar mirë dhe mbarë.

Çfarë pret nga modelimi?
Unë do të vazhdojë ende të merrem me modelim, sepse ky është vetëm fillimi dhe shpresoj shumë që fati të jetë në anën time.

Cilat janë angazhimet tuaja jashtë modelingut?
Unë për momentin jam në gjimnazin “Ismail Qemaili” në vitin e fundit (maturante) dhe obligimet tjera jashtë modelingut janë këto të mësimit.

Na flisni diçka për jetën private?
Jetoj në Kamenicë së bashku me familje, pres ta përfundojë shkollën dhe të vazhdojë studimet për shkak se shkolla gjithmonë do jetë primare, por nuk do e lë anash as modelimin.

Si është një ditë e rëndomtë e juaja?
Një ditë e rëndomtë për mua, është si çdo moshatare e imja, zgjohem në mëngjes në ora 07:00, përgatitem për në shkollë, mësimi fillon në ora 08:00 dhe përfundon në 12:40. Pas mbarimit të mësimit dal me shoqëri, pastaj kthehem sërish në shtëpi dhe merrem kryesisht me mësime dhe gjëra rreth shtëpisë.

Çka tani pas këtij çmimi, ku do ta përfaqësoni Kosovën?
Pas këtij çmimi, unë do ta përfaqësojë Kosovën në 'Top Model of The Wold' që mbahet në Egjipt, El-Gouna më 11 prill, ku do të marrin pjesë 80 shtete të botës.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat