“Acromax”, Flori Mumajesit: Nuk e ke fituar gjyqin!

Mediale Vip

“Acromax”, Flori Mumajesit: Nuk e ke fituar gjyqin!

Më: 6 prill 2014 Në ora: 09:28

Konflikti mes kompanisë “Acromax” dhe “Threedots Production” ka vijuar me zhvillime të reja. Ndërsa Flori Mumajesi të premtën ka prezantuar vetën ‘fitimtar’, kompania “Acromax” me anë të një komunikate për shtyp ka hedhur poshtë pretendimet e kantautorit Florjan Mumajesi për fitimin e gjyqit të Kolnit në Gjermani.
Problemi i krijuar kohë më parë ndërmjet kompanisë “Acromax” dhe kompanisë “Threedost Production” përkatësisht ka marrë zhvillime të reja. Derisa Flori Mumajesi ka shpallur veten fitimtar këtë të premte, të shtunën përmes një komunikate “Axromax” ka hedhur poshtë, duke mohuar se Flori është fituesi në konfliktin e të drejtave autoriale që qoi në gjykatë këto dy kompani. “E vërtetë është vetëm që ai ka bërë kërkesë pranë gjykatës, ka marrë një„dispozicion“ (urdhër) të „përkohshëm“ dhe jo “vendim”. Ky urdhër as një ditë pune nuk ka qenë i vlefshëm, mbasi ka humbur efektin e tij në momentin që avokatët tonë i kanë paraqitur gjykatës së Kölnit informacionet e posaçme,”-thuhet në komunikatë.
Gjithashtu përveç rrëzimit të deklaratës të bërë në media nga Mumajesi, “Acromax” thekson se beatet e përdorura nga Flori janë të vjedhura “Mirë, besoj se edhe publiku e ka kuptuar tashmë që Flori në ‘beatet’ e tij kopjon një me një hite të sukseshme të viteve ’70,”-ka vijuar deklarata. Ndërkohë vetë kantautori Florjan Mumajesi është shprehur në media se e ka fituar gjyqin para gjykatës së Këlnit në Gjermani, ndaj kësaj kompanie duke theksuar: “Në këtë vendim, gjykata është shprehur në favorin tim, duke vendosur që së pari të ndalojë menjëherë bllokimin e padrejtë që “Acromax” ka bërë ndaj kanalit “Threedots Production” në YouTube, gjatë kësaj kohe.
Së dyti, ka vendosur ndalimin e menjëhershëm të çdo përdorimi dhe shfrytëzimi mbi veprat e mia, për më shumë se 300 këngë, nga “Acromax” ose siç shumica i njohin, Aldor Nini, Anxhela Faber apo “Arkiva Shqip”. Dhe së treti, në rast se këto shkelje vazhdojnë “Acromax” do të gjobitet deri në 250 mijë Euro, ose 6 muaj ndalim/arrest,”-ka bërë me dije Flori për të përditshmen “Shekulli”.
Gjithashtu kantautori është shprehur se vendimi i marrë nga gjykata e Këlnit sipas tij është vetëm fillimi i një historie që do të jetë e lodhshme, por që në fund do të çojë në vend gabimet që të gjithë artistët, interpretuesit, tekstshkruesit etj kanë bërë nga padituria duke i besuar punën personave të gabuar.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat