Në lokalin tonë me striptiste ka shumë klientë politikanë

Mediale Vip

Në lokalin tonë me striptiste ka shumë klientë politikanë

Më: 5 prill 2014 Në ora: 17:00

Ajo është vetëm 19 vjeçe, por flet sikur jeta ta ketë sprovuar në shumë gjëra. Studente e Biznesit dhe Stomatologjisë, ka marrë kurse kërcimi në Itali dhe tashmë menaxhon shumë mirë një bar striprize në Tiranë. Te rrethina e sheshit “Wilson” gjendet një lokal shumë më ndryshe se të tjerët. Hapen dyert pas 21:00 të mbrëmjes dhe mbyllen diku në orët e para të mëngjesit. Anna tregon vetë të gjitha sakrificat e menaxhimit të një lokali të licencuar posaçërisht për këtë veprimtari.

Sa kohë ka që është hapur lokali?
Është dashur shumë punë që një vend i vogël si Shqipëria të barazohet me vendet europiane. Më 8 tetor të vitit 2012 u finalizua hapja e barit të vetëm të striptizës në Shqipëri me emrin Strip Night Shqiponja.
Cilat janë shërbimet që jepen aty dhe sa e kënaqur është klientela?
Ambienti është shumë tërheqës dhe i përshtatur për të dyja gjinitë, meshkujt janë primare dhe vlen për t’u përmendur ardhja e femrave ose çifteve në bar. Dita-ditës klientela vjen duke u shtuar, absolutisht nuk është vetëm kureshtja ajo që i bën të vijnë, por atyre u pëlqen kjo gjë e re dhe e bukur, kështu që bëhen vizitorë të rregullt në klub. Kur dikush nuk e di që është hapur një lokal i tillë te ne, çuditet dhe thotë, “uaa po ku, normal që do vij!” Dhe jo vetëm ata të rregulltit, por ka edhe klientë që sjellin miqtë e shoqërinë për t’u argëtuar. Janë shumë të kënaqur, shprehen se janë të lumtur që edhe te ne është hapur një bar i vërtetë striptize. Arsyeja është që kërkojnë të ndihen të barabartë me vendet e huaja për sa i përket jetës së natës. Klientela është nga e gjithë Shqipëria e trevat shqiptare dhe vizitorë të huaj e turistë, që janë të shumtë në numër.
Cilat mosha e frekuentojnë lokalin?
Aty ka një ambient të mrekullueshëm me rreth 300m2, i përbërë nga 3 tuba dhe 2 kafaze hekuri, ku balerinat performojnë çdo natë me sensualitet dhe delikatesë nën kujdesin e menaxhimit tim. Vajzat jo vetëm kërcejnë, por u bëjnë dhe shoqëri klientëve për disa minuta duke kërcyer me ta. Mosha frekuentuese janë nga 18 deri në 60 vjeç, për të mos thënë dhe ndonjë 70-vjeçar që mund ta sjellë djali apo nipi, se ka pasur raste (qesh).
A është fitimprurës ky biznes?
Biznesi është dita-ditës në prurje të reja. Kur e kemi hapur në fillim, normalisht mbizotëronte dhe frika që në një vend të vogël si ky, me një popull që mund ta quaj të ”egër”, të përkrahte një ambient striptize, por që ndodhi e kundërta me shqiptarët.
A jeni të licencuar dhe a keni probleme me organet shtetërore?
Klubi është i licencuar me të gjitha dokumentacionet e duhura dhe që para 2 vitesh punojmë nën një siguri të lartë. Me organet nuk kemi asnjë problem, për shkak se jemi të pajisur me dokumentacionin përkatës.
Po personazhet e njohur të jetës publike dhe politike janë klientë te ju?
Përveç klientelës së përditshme, në ambientin tonë vijnë edhe personazhe të jetës publike e politike, aktorë e këngëtarë, të cilët na urojnë për iniciativën e ndërmarrë dhe normalisht ndihen mirë nën shoqërinë tonë. Politikanët vijnë dhe e frekuentojnë lokalin me shoqërinë e tyre, sillen shumë mirë me kubistet, u pëlqen t’u kërcejnë. Normalisht nuk ka njeri që nuk e pëlqen një gjë të bukur./panoramaplus

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat