Lesie Mann i prek fundshpinën Cameron Diaz

Mediale Vip

Lesie Mann i prek fundshpinën Cameron Diaz

Më: 4 prill 2014 Në ora: 11:19

Premiera e filmit “Gruaja jetër” në Londër, është shoqëruar me një incident të vogël për aktoren Cameron Diaz. Teksa aktoret protagoniste, Leslie Mann, Cameron Diaz dhe Kate Upton po parakalonin në tapetin e kuq, aktorja Leslie i ka zgjatur duart më shumë seç duhet, duke vënë njërën dorë në fundshpinën e Diaz, duke shkaktuar mjaft të qeshura.

Por, Lesile Mann sqaroi se gjesti ka qenë dashamirës dhe pa keqdashje.

Filmi “Gruaja tjetër” tregon historinë e Carly,që luhet nga Cameron Diaz, e cila pëson një tronditje teksa mëson se i dashuri i saj , Mark është martuar me Kate, që luhet nga Leslie Mann.

Por tronditja shtohet kur ato mësojnë se Marku i tradhëton të dyja me një tjetër femër, që luhet nga Kate Upton.

Carly dhe Kate bashkojnë forcat për të zbuluar se me kë i tradhëton Marku dhe kur zbulojnë se ajo është Kate Upton, personazhi i Cameron Diaz “shokohet” nga bukuria. Ajo thotë: “Është perfekte! Për notën 10”!

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat