Vetëm pak ditë pasi një elefant refuzoi të bënte një selfie me Kim Kardashian, një tjetër “goditje” e rëndë vjen për yllin e televizionit nga këngëtarja Mariah Carrey.
Sipas bashkëshortit të Carrey, kjo e fundit as që ia ka idenë se kush është Kim Kardashian. Një deklaratë gati e pabesueshme, duke marrë parasysh që Kim është një ndër VIP-at më të fotografuar në botë dhe është në faqen e parë të gazetave, revistave e televizioneve ndërkombëtare thuajse çdo ditë.
Por sipas Nick Cannon, bashkëshortja e tij Mariah Carrey nuk i jep shumë rëndësi personazheve si Kim ndaj dhe nuk e njeh atë.
Këtë deklaratë Cannon e bëri gjatë një intervistë për radion autraliane 2DayFM, ku ndër të tjera foli edhe për jetën e tij seksuale.
Vlen për tu përmendur fakti se pak ditë më parë, bashkëshorti i Carrey deklaroi se kishte pasur një lidhje me Kim. Ndaj nuk është aspak habi që deklarata se Mariah nuk e njeh Kim, të jetë një mënyrë për të ulur imazhin e kësaj të fundit.