Kate Winslet “persekutohet” nga portreti nudo i Titanic

Mediale Vip

Kate Winslet “persekutohet” nga portreti nudo i Titanic

Më: 4 prill 2014 Në ora: 11:09

Muajin e shkuar, teksa po merrte pjesë në premierën e “Divergent” në Los Angeles një fans i dha Winslet një kopje të portetit nudo në mënyrë që aktorja t`i jepte një autograf. Imazhi ishte një version që Jack (Leonardo DiCaprio) pikturoi për Rose, e cila i kërkoi atij që ta “pikturonte si një nga femrat e tij franceze” dhe ku aktorja Winslet shfaqej e zhveshur dhe mbante në qafë vetëm varësen “Zemra e Oqeanit”.

Vetë aktorja pohon se gjatë gjithë këtyre viteve ajo fotografi vazhdon ta persekutojë dhe se shpesh nuk pranon të japë autograf mbi atë pamje.

Ndonëse skenë e një filmi, portreti origjinal u shit në ankand në vitin 2011 për plot 16,000 dollarë. Ndërsa në film ishte DiCaprio që luajti skenën e famshme, artisti pas asaj pikture është regjizori i famshëm James Cameron.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat