Robert Pattinson, një surprizë për Kristen Stewart

Mediale Vip

Robert Pattinson, një surprizë për Kristen Stewart

Më: 1 prill 2014 Në ora: 11:20


Robert Pattinson dëshiron që të fluturojë drejt Los Angelos për të arritur Kristen Stewart në ditën e saj të lindjes.

Robert dhe Kristen ishin të lidhur bashkë për disa vite, deri sa u ndanë në vitin 2012, pasi aktorja u fotografua duke u puthur me regjisorin Rupert Sanders.

Që nga ai moment ata janë afruar dhe larguar disa herë, por duket se sërish Pattinson ka ndjenja për ish- të dashurën.

“Nëse do të mund të fluturonte drejt Los Angelos për të festuar ditëlindjen e Kristen, do e bënte pa u menduar dy herë”, tha një mik i tij për revistën Hollywood Life.

Kjo pasi aktori ndodhet në Marok për xhirimin e filmit “Queen of the Desert”, ndërsa thuhet se ai do të bëjë gjithçka vetëm që të shikojë ish- të dashurën për ditëlindjen e saj të 24-ët, më 9 prill.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat