Të gjithë duan ti shohin filmat e Jill Kelley (foto)

Mediale Vip

Të gjithë duan ti shohin filmat e Jill Kelley (foto)

Më: 19 nëntor 2012 Në ora: 22:34

Jill Kelley është një nga emrat më të kërkuar në internet këto ditë kur ka shpërthyer skandali i ish- shefit të CIA-s, David Petraeus.

Jill është mikesha e Petraues, e cila mori kërcënime nga e dashura e tij, Paula Broadwell, që dyshonte se edhe ajo ishte e dashura e Petraues.

Sikur të mos mjaftonte kjo, u zbulua se Jill Kelley kishte një aferë me gjeneralin tjetër John Allen.

Por ndërsa bota kërkon në internet për emrin e saj, u del përpara syve një aktore e filmave porno, që ka emrin e ngjashëm me të. Madje ajo e ka Jill Kelly, që në fakt është emri që shumë njerëz shkruajnë për skandalin.

Jill Kelly është një 41 vjeçare, që bën filma porno në Los Angeles.

Tani krejt papritur shitjet për filmat e saj janë rritur ndjeshëm. TMZ raporton se ka një pesëfishim të shitjeve.

Mesa duket ia pa hajrin këtij emri pikërisht në atë kohë kur po mendonte se ylli i saj po perëndonte.



Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat