Halle Berry, seksi dhe e dashuruar me… peshkaqenët (fotot)

Mediale Vip

Halle Berry, seksi dhe e dashuruar me… peshkaqenët (fotot)

Më: 23 tetor 2012 Në ora: 23:20

Duket se Halle Berry pëlqen të jetojë rrezikshëm.

Aktorja 46 vjeçare është fotografuar pas skenave të filmit të saj ‘Dark Tide’, duke iu afruar peshkaqenëve të mëdhenj të bardhë.

Nëna e një fëmije u afrohet peshkaqenëve në mënyrë të rrezikshme, ndërsa qëndron në një anije.

Në këtë film, që është xhiruar në Afrikën e Jugut, ajo luan një instruktore zhytjeje, të quajtur Sara, që ka vështirësi të rikthehet në ujë pas një sulmi thuajse fatal nga një peshkaqen i bardhë.

Ajo edhe ka notuar me peshkaqenët, por thotë se në asnjë moment nuk ka qenë në rrezik.

“Kam kaluar njëfarë kohe me një person të njohur edhe si pëshpëritës peshkaqenësh. Karakteri im i ngjan atij. Ai ka studiuar peshkaqenët për dekada dhe noton me ata vetëm me një shkop. Duke e studiuar atë kam mësuar të ndërveproj edhe me peshkaqenët”.
Zmadho fotografinë

Halle Berry, seksi dhe e dashuruar me… peshkaqenët
Zmadho fotografinë

Halle Berry, seksi dhe e dashuruar me… peshkaqenët
Zmadho fotografinë

Halle Berry, seksi dhe e dashuruar me… peshkaqenët



Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat