Playboy: Kur yjeve u thotë jo

Mediale Vip

Playboy: Kur yjeve u thotë jo

Më: 23 tetor 2012 Në ora: 21:58

Edhe pse në shikim të parë duket se për pozim për revistën më të famshme erotike në botë “Playboy”, mjafton të keni atutë themelore të femrës, flokët bionde dhe emrin e famshëm, bosi i saj Hugh Hefner shumë dama nga bota e shoubiznesit i ka refuzuar dhe shpesh në mënyrë shumë të vrazhdë.

Aktorja Audrina Patridge ishte ‘zemëruar’ kur ‘rastësisht’ fotot e saj ku ishte gati tërësisht e zhveshur, kishin përfunduar në internet. Më vonë ishte mësuar se kur ishte 19-vjeçe, kishte angazhuar një fotograf që ta fotografonte lakuriqe dhe pastaj këto foto ia kishte dërguar Playboy-it, por ata e kishin refuzuar në tërësi.

Njërin nga refuzimin më të keq në jetë, Kate Gosselin e ka përjetuar nga Hugh Hefner. Kur ajo e kishte pyetur nëse mund të zbukurojë ballinën e kësaj reviste, përgjigja e tij ishte: “Jo, jo, dhe jo”. Ai nuk ishte ndalur me këtë dhe i kishte thënë se nuk e ka të qartë pse ajo është lejuar të marrë pjesë edhe në shoun “Dance With Stars”, duke insistuar se ajo nuk është aspak e famshme.

Kelly Osbourne në vitin 2006 kishte shfaqur interesim që të zhvishej për Playboy, por kishte deklaruar se gjinjtë e saj kanë nevojë për pakëz fotoshoping. Dhe Hugh menjëherë i është përgjigjur: “Nuk mendoj se do të ndodh kjo, sepse ne nuk përdorim fotoshop”. Bridget Marquardt si njëra prej vajzave të Hugh Hefner-it, ishte paraqitur në serinë "The Girls Next Door", por kjo nuk ia kishte hapur dyert për Playboy, sepse nuk ishte konsideruar mjaft tërheqëse për këtë.

Britney Spears-in nuk kanë refuzuar, por e kanë lënë në ‘pauzë’, përderisa nuk e ndërpret të sillet çuditshëm. Hugh ka thënë se do të ishte i lumtur që ta ketë Britney në revistën e tij, por kjo do të ndodhë vetëm kur ajo të kthehet në binarët e duhur.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat