274 vite Rolling Stones

Mediale Vip

274 vite Rolling Stones

Më: 19 tetor 2012 Në ora: 22:08

“Ne nuk kemi 50 vjet karrierë, por 274 vite jetë”. Kështu Mick Jagger bën shaka me kolegët dhe miqtë e ftuar në një festë private në pararojë të shfaqjes së Crossfire Hurricane, një dokumentar kushtuar Rolling Stones, që nga krijimi e deri në vitet aktuale.

Dokumentari është bërë në formën e rrëfimit të vetë protagonistëve; Keith Richards, 69 vjeç, Charlie Watss, 71, Mick 69 dhe Ron Wood 65. Sic thotë Jagger, plotë 274 vite jetë.

“Është një dokumentar që tregon rininë tonë dhe gjithë historinë e bandës. Nuk duam të shndërrohemi në heronj, por thjesht të rrëfejmë ndër vite bandën tonë”, tha vokualisti i bandës legjendare.

“Ne duhej të ishim anti-Beatles, duhej të ishim djemtë e këqinj që ndonjëherë trembeshim nga sjellja tërësisht jashtë kontrollit e fansave tanë”, thotë më tej vokalisti i Rolling Stones.

Dokumentari shfaqet në një kohë kur banda legjendare feston 50-vjetorin e krijimit të saj, 50 vite albume e koncerte mes adhurimit dhe kritikave, për atë që disa herë u quajt “anti-kultura” e tyre. Ashtu sic thotë Mick, ata duhej të ishin anti-Beatles.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat