Ato që nuk keni ditur për Nicole Scherzinger

Mediale Vip

Ato që nuk keni ditur për Nicole Scherzinger

Më: 19 tetor 2012 Në ora: 18:56

Nicole Prescovia Elikolani Valiente, e njohur si Nicole Scherzinger, ka lindur më 29.06.1978 në Havaje, ndërsa famën botërore e ka arritur si lidere e grupit ‘Pussycat Dolls’. Pas shpërbërjes së grupit, ka filluar karrierën solo dhe aktrimin.

Nicole është një këngëtare dhe aktore e shkolluar, por a e keni ditur se i urren filmat horror dhe më së shumti kënaqet me mbrëmjet e qeta. Ne ju sjellim disa fakte që huk i keni ditur për të. Atë e tërheqin meshkujt që kanë vetëbesim. “Tek meshkujt më tërheq vetëbesimi. Natyrisht se nganjëherë dikush të pëlqen për shkak të pamjes fizike, por kur e njeh më mirë, fillon të të duket ndryshe. Më të rëndësishme janë vetëbesimi dhe kimia”, ka deklaruar ajo.

Ajo ka startuar përmes emisioneve rialiti. Producentët dhe agjentët e kishin vërejtur Nicole kur në vitin 2001 me atëherë grupin e vajzave "Eden's Crush", kishte fituar në një rialiti shou. Nicole është një besimtare e madhe dhe mundohet që çdo të diele të shkojë në kishë, ndërsa është e pasionuar edhe pas pastrimit të shtëpisë. Është interesant se në audicionin e saj të parë të këndimit, ajo edhe ka notuar.

Nicole qysh e vogël ka qenë e interesuar për këndimin, ndërsa në audicionin e parë është paraqitur në moshën 14-vjeçe dhe atë në kostumin e një sirene, ku më pas ka notuar në një pishinë dhe ka kënduar. Kur është e pikëlluar, ajo e shëron shpirtin e saj me muzikë reggae të Bob Marley, sepse kjo ia kujton shtëpinë dhe fëmijërinë. Bukuroshja këmbëgjatë e ka si problem saktësinë, kështu që vonohet edhe në ushtrime dhe takime të rëndësishme. “Do të vonohem edhe në varrimin tim”, kishte deklaruar ajo njëherë. Edhe pse paraqitet si pjesë e jurisë së shout ‘X Factor’, Nicole e ka pranuar se shumë rrallë shikon TV.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat