Emri i “çmendur” i vajzës së Uma Thurman

Mediale Vip

Emri i “çmendur” i vajzës së Uma Thurman

Më: 19 tetor 2012 Në ora: 18:55

Thurman më në fund ka zbuluar emrin e vajzës së saj, të cilën e nxori në jetë më 15 korrik. Protagonistja e ‘Kill Bill’ ka vendosur ta quajë vogëlushen Rosalind Arusha Arkadina Altalune Florence Thurman-Busson.

Një zëdhënës i aktores, e cila është e martuar me biznesmenin francez Arpad Busson, thjeshtoi këtë emër të stërgjatë: “Shkurt vajza quhet Luna.”

Ky emër është “faji” i Busson, i cili dy fëmijët e tjerë që ka me Elle Macpherson i ka quajtur Arpad Flynn Alexander Busson dhe Aurelius Cy Andrea Busson.

Edhe Uma Thurman ka dy fëmijë të tjerë nga martesa e saj e mëparshme me aktorin Ethan Hawke.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat