Mediale & Vip

Rita Ora: Pėrfundimisht, kurrė nuk do zhvishem pėr publikun

Bota Sot | 14.10.2012 22:15
Rita Ora: Pėrfundimisht, kurrė nuk do zhvishem pėr publikun

Ylli i ri shqiptaro-britanik, Rita Ora nuk e ka shumė nė qejf veten. Ose, sė paku jo tė gjitha pjesėt e trupit. Kėshtu, ajo thotė se urren tė pasmet e saj, ndėrkohė qė konsideron se gjoksin e ka OK.

Pėr lidhjen me Rob Kardashian, vėllanė e Kim Kardashianit, ajo thotė se ėshtė vetėm lidhje miqėsore dhe asgjė mė tepėr. “Por, te meshkujt ngrihen lart hormonet posa tė shohin pak lėkurė tė zbuluar. Kėshtu ndoshta ka ndodhur edhe me Robin. Edhe ai ėshtė vetėm mashkull”.

Ndėrsa pėr tipin e mashkullit qė e parapėlqen, Rita thotė: “Nėse ai mė bėn tė qesh, nuk ka problem edhe po qe i trashė dhe pa flokė”.

Ajo thotė mė tutje se e nderon krahasimi me Rihanan, por qė mendon se i duhet edhe shumė pėr t`u bėrė e barabartė me tė. “Megjithatė, nuk dėshiroj tė jem klon i Rihanas”, kėmbėngul Rita, qė ėshtė sensacion i skenės muzikore tė vitit tė fundit.

Ndėrsa pėr kėngėtaren Beyonce, e cila ėshtė dhe gruaja e “shefit” tė Rita Orės, Jay Z., thotė se e konsideron si motėr tė madhe.

Ajo pėrkufizon edhe raportet e saj me meshkujt, tash kur ėshtė bėrė person publik. “Aktualisht nuk do tė mundja tė kem njė lidhje korrekte, nuk do tė kisha kohė pėr partnerin tim. Pėr kėtė arsye edhe jam ndarė nga ish partneri, posa e kam bėrė hitin e parė”, thotė Rita Ora pėr gazetėn zvicerane Blick, transmeton portali Albinfo.

Ajo qė nuk do ta bėnte kurrė Rita ėshtė tė zhvishet pėr publik. “Kjo pėrfundimisht nuk do tė ndodhė kurrė. Me gjithė faktin se unė koketoj me kėnaqėsi me seksualitetin tim”.

Rita flet edhe pėr familjen e saj. Duke folur pėr tatuazhet e saj, thotė se e ka mirėkuptimin e duhur nga prindėrit. Babai ka disa pube nė Londėr. ndėrsa nėna ėshtė psikiatre.

Ndėrsa lidhur me vizitėn e saj tė parafundit nė Zvicėr, kur ajo kishte dhėnė koncert edhe nė njė diskotekė shqiptare shprehet: “Nuk e kisha ditur se komuniteti shqiptar kėtu ėshtė kaq i madh. Kur u ngjita nė skenė, njerėzit filluan tė klithnin aq sa unė pothuaj ia plasa vajit. Aty mund tė ndjehej se njerėzit janė jashtėzakonisht krenarė me mua. Krenarė qė njė kosovare ia ka dalė tė bėhet e famshme pėrmes muzikės”.

Komentet

Komente | Kthehu
comments powered by Disqus