Mediale & Vip

Elia Zaharia: Ja ēfarė e pengon martesėn tonė

Bota Sot | 14.10.2012 17:27
Elia Zaharia: Ja çfarë e pengon martesën tonë

E lidhur shpirtėrisht me artin, ajo s’mund t’i devijojė nė asnjė rast, sado pragmatist qoftė, siē ndodh edhe nė intervista mediatike. Elia Zaharia ėshtė e fejuara e princit Leka dhe rikthehet nė skenė si aktore dhe kėngėtare nė ribashkimin e “Spirit Voice” pas 11 vitesh. Ne teatėr luan komedi, ku mesazhi qė jep ėshtė shumė metropolitan, ndėrsa thuhet “Harroje dashurinė”. Ndėrsa nė realitet pėr Elian dashuria ėshtė e para nė listėn e principeve qė ajo ka nė jetė. Nė kėtė intervistė tregon pėr jetėn e saj nė Oborrin Mbretėror dhe arsyen pse ka lėnė pėr njė moment tjetėr ceremoninė e dasmės.
Elia, rikthehesh me projekte paralele, qė janė ribashkimi i “Spirit Voice” dhe komedia “Harroje dashurinė”. Si do i pėrshkruaje ato vite larg karrierės artistike nė Shqipėri?
Unė kam tashmė dy vite qė jam rikthyer dhe vendosur nė Shqipėri. Rikthimi ishte shumė i thjeshtė, pasi unė i kreva studimet e mia nė Paris, arrita ta prek skenėn atje, krijova miqėsi qė do zgjasin gjithė jetėn, ndėrsa prindėrit dhe tė afėrmit i kam tė gjithė kėtu. Gjatė kėsaj kohe kam marrė pjesė nė dy shfaqje teatri “Shtrigat e Salemit” dhe “Dashuri e hidhur”. Mund tė them se e konsideroj njė fat tė madh mundėsinė qė mė ėshtė dhėnė pėr tė performuar nė skenėn e Teatrit Kombėtar. Dua tė theksoj qė unė kam pasur shansin tė luaj edhe nė skena franceze, por asnjėherė nuk mund tė krahasohet me emocionet qė tė jep gjuha jote. I fejuari im, princi Leka, gjithashtu u bė shkak qė vendimi pėr t’u kthyer tė ishte sa mė i natyrshėm.
“Harroje Dashurinė” ėshtė njė komedi reale, ku si tė gjithė personazhet: Genci Fuga, Helidon Fino, Lulzim Zeqja e Xhevahir Zeneli vendoseni nė rolet protagoniste tė njė intrige me tradhti. Si e ndien veten nė kėtė rol?
Jam shumė entuziaste pėr punėn e bėrė nė kėtė shfaqje. Kjo pasi ekipi ėshtė i mrekullueshėm dhe harmonia nė grup ėshtė ēelės pėr mbarėvajtjen e njė projekti. Regjisori dhe autori i veprės, Erion Kame, ka ditur tė zgjedhė njė kast aktorėsh tė pėrshtatshėm me rolet qė ai ka krijuar. Roli mė ka pėlqyer qė nė leximin e parė, madje mė ka entuziazmuar pasi unė e dua pafundėsisht komedinė, mė frymėzon, mė emocionon.
Ēfarė komentesh ke marrė nga nėna jote, Yllka Mujo si profesioniste, po nga princi Leka, si mashkulli yt nė krah?
Nėna ime ėshtė e kėnaqur nga puna qė kemi bėrė tė gjithė, pa dyshim ajo si profesioniste ka kėshillat e saj gjithmonė pėr tė mirėn e evolucionit tė personazhit. Unė e shoh nė dritė tė syrit pasi kam besim tė verbėr nė gjykimin e saj. Tė fejuarit tim i ka pėlqyer shumė, edhe ai si i gjithė publiku na ka mbėshtetur me tė qeshurat e tij.
Pas 11 vitesh “Spirit Voice”, grupi i parė femėror nė muzikėn shqiptare, u rikthye nė spektaklin “100 vjet muzikė”. E kishit mbajtur miqėsinė me vajzat dhe Keli, saksofonistin?
Pėr sa i pėrket ribashkimit tė grupit “Spirit Voice”, kjo ka qenė njė dėshirė e pėrbashkėt e tė katėrve. Ne nuk e kemi pėrjetuar kėtė kohė si ndarje pėrfundimtare, pasi shkėputja u bė nė njė moment suksesi tė plotė, ndaj dhe ky ribashkim erdhi nė mėnyrė krejt tė natyrshme dhe aspak tė sforcuar. Mund tė them se nuk jemi ndarė kurrė, kjo pasi miqėsia ka vazhduar ndėr vite, me tė tre pjesėmarrėsit e tjerė. Pa dyshim pėr Dorinėn malli ishte shumė i madh pasi kishim 11 vjet pa u parė, madje tani qė ka ikur pėrsėri nuk mė besohet qė e takova, mė duket si ėndėrr e bukur. Ndėrkohė besoj do jemi mė pranė, pasi kemi plane pėr nė vazhdimėsi, por do t’ia lėmė kohės.
Qėndrojmė pak te fejesa me princin Leka. U fol pėr njė martesė pak kohė mė parė. Jemi kureshtarė tė dimė se kur do tė organizohet njė ceremoni e tillė…
Nuk kemi ende njė datė tė pėrcaktuar. Jemi fokusuar nė rikthimin e eshtrave tė Mbretit Zog, gjė e cila ėshtė shumė e rėndėsishme pėr ne tė dy. Nė kėtė 100-vjetor Pavarėsie ėshtė parėsore tė respektojmė tė parėt tanė, e ardhmja aty ėshtė, nuk ikėn.
Dhe pas martesės vijnė fėmijėt, keni planifikuar tė bėheni prindėr sė shpejti?
Patjetėr qė fėmijėt janė dhurata mė e bukur qė Zoti na jep, dhe jam e bindur qė nuk ka njeri nė botė tė jetė indiferent pėrpara tyre. Unė besoj nė Zot dhe, kur Ai ta ketė shkruar, gjėrat do ndodhin.
Nuk e fsheh qė jeni ēift vėrtet i dashuruar, po xhelozi ekziston mes jush?
Xhelozia pėr mua ėshtė e dėmshme nė njė marrėdhėnie. Nė ēift duhet pasur besim, duhet qė partnerin ta kesh shok. Unė kėshtu e konceptoj, ndaj nuk mendoj se nė ēiftin tonė ka xhelozi nė kuptimin e rėndė tė fjalės. Nėse ka ėshtė aq sa duhet, pėr ta bėrė sa mė tė bukur lidhjen.
Intervista Plus
“Jemi princėr jo nga titujt, por nga dashuria”
Tė thuash “Princi dhe Princesha” nė ditėt e sotme ėshtė tė imagjinosh njė jetė si nė pėrralla. Ju bėni jetėn mė tė bukur qė mund tė bėhet?
Mendoj se vetėm nė pėrralla jeta ėshtė ideale, marrėdhėnia me botėn qė na rrethon gjithashtu. Jeta jonė ėshtė mjaft komplekse, me momente lumturie, siē edhe me shqetėsime. Por ajo ēka ėshtė mė e rėndėsishmja nė njė marrėdhėnie, ėshtė dashuria dhe respekti pėr njėri-tjetrin. Kjo e bėn jetėn pėrrallė, jo titujt apo statusi.
Cilat janė kufizimet nė jetėn tėnde si pasojė e tė jetuarit nė Oborrin Mbretėror?
Nuk besoj se kam ndier kufizime, pasi vetė jeta qė unė kam bėrė, ėshtė e pėrmbajtur. Nuk mendoj se ka kufizime specifike, janė po ato rregulla qė ēdo familje e rregullt ka.
Merrni ftesa tė ndryshme nga familje mbretėrore nė botė, dhe cila ka qenė pritja mė e fundit?
Familja mbretėrore shqiptare ka pasur dhe do ketė miq tė mirė kudo nė botė, pasi lidhjet janė krijuar mbi baza tė shėndetshme. Rasti i fundit ku morėm pjesė, ishte nė njė mbrėmje gala nė Suedi, tė ftuar nga familja mbretėrore suedeze. Princi i Suedisė ėshtė afėrsisht moshatar me princ Lekėn, ndaj patėn plot biseda tė kėndshme pėr tė ndarė sė bashku.
Ti i pėrket botės sė artit, po sa pranė politikės je, me tė cilėn ėshtė mė shumė i angazhuar princi Leka?
Tė them tė drejtėn, unė jam e pėrfshirė nė jetėn artistike, ndaj politika nuk mė zgjon ndonjė interes tė veēantė. Unė di tė them qė e dua vendin tim shumė, mė ka munguar shumė gjithė ato vite, i ndiej nė shpirt tė gjithė hapat pozitivė, siē edhe me dhembin nė shpirt tė gjitha padrejtėsitė. Jam idealiste, i dua njerėzit e ndershėm qė punojnė me pėrgjegjėsi pėr tė mirėn e ne tė gjithėve. Artistėt pėr shembull janė kyēi i evolucionit tė njė vendi. Nėse dėshiron tė shohėsh progres, duhet t’i kthesh sytė nga arti, pasi ai ėshtė i vetmi qė pasqyron kohėn.


Komentet

Komente | Kthehu
comments powered by Disqus