Dorëzohet Drenusha, bën publike lidhjen me Mendin

Mediale Vip

Dorëzohet Drenusha, bën publike lidhjen me Mendin

Më: 14 tetor 2012 Në ora: 16:57

Pasi kaluan së bashku një pushim në bregdetin turk, me kthimin në Kosovë, këngëtarja Drenusha Latifi e dashuruar kokë e këmbë ka vendosur që të bëjë publike lidhjen e saj me Mendin, një biznesmen nga Lugina, por që jeton në Prishtinë. Mendi quhet djaloshi që ka fituar zemrën e bukuroshes kosovare njëherazi këngëtare, por me një bagazh të madh në fushën e modës, si dhe e përzgjedhur si ‘’Miss Kosova’’ në vitin 2002. Drenusha nuk e ka pasur problem publikimin e lajmin, por ka pritur që i përzgjedhuri i saj të jetë ai definitivi, që do e përmbushë atë emocionalisht dhe që të jenë të dy të dashuruar pas njëri-tjetrit. E kush nuk do kishte dashur të ketë pranë vetes një biznesmen ose, në anën tjetër, një femër të bukur dhe të famshme?

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat