Edhe Holmes zgjedh metronë

Mediale Vip

Edhe Holmes zgjedh metronë

Më: 12 tetor 2012 Në ora: 10:45

Divorci me Tom Cruise ka ndikuar që Kate Holmes të ndryshojë radikalisht stilin e saj të jetesës.

Nga udhëtimet me avionë privatë, ajo kaloi në avionët e linjave dhe nga udhëtimet me limuzinë, në makinat e zakonshme.

Tashmë, 33-vjeçarja hodhi edhe një hap më tej drejt formimit të pamjes së një njeriu “krejtësisht të zakonshëm”, duke u fotografuar teksa udhëtonte në metro.

Në një shfaqje të rrallë të modestisë së tyre, edhe Rihanna, Jessica Alba, Jay Z. dhe yje të tjerë të muzikës, kanë preferuar të zgjedhin herë pas herë këtë mjet transporti në zhvendosjen e tyre brenda qyteteve.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat