Danny DeVito ndahet nga gruaja pas 30 vitesh martesë

Mediale Vip

Danny DeVito ndahet nga gruaja pas 30 vitesh martesë

Më: 8 tetor 2012 Në ora: 21:07

Aktori i njohur, Danny DeVito është ndarë nga gruaja e tij pas 30 vitesh martesë.

Aktori 67 vjeçar ishte martuar me aktoren e ‘Cheers’, Rhea Perlman, 64 vjeç, në vitin 1982 dhe kanë tre fëmijë të rritur, Daniel, 25 vjeç, Grace, 27 vjeç dhe Lucy, 29 vjeç.

Çifti kishte dalë së bashku më telekomedinë Taxi dhe më vonë u shfaq në filmin komedi, Matilda.

Danny dhe Rhea kishin themeluar së bashku kompaninë Jersey Films, që ka prodhuar filma të tillë si Pulp Fiction dhe Garden State.

Një zëdhënës i aktorit konfirmoi ndarjen, por nuk komentoi më shumë.

Së shpejti Danny DeVito do jetë i pranishëm në ekranet e mëdha në krah të Arnold Schwarzenegger për vijimin e filmit të njohur “Binjakët”.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat