Obama në Twitter: Michelle, të dua!

Mediale Vip

Obama në Twitter: Michelle, të dua!

Më: 3 tetor 2012 Në ora: 23:25

"Si sot 20 vjet më parë, unë u martova me dashurinë e jetës sime dhe me shoqen time më të mirë.

Gëzuar përvjetorin Michelle! -bo." Presidenti amerikan Barack Obama ka zgjedhur rrjetin social, Twitter për t'i shprehur dashurinë e për të uruar bashkëshorten për përvjetorin e tyre të martesës.

Ndoshta, fjalët janë shkruar sepse ishte e pamundur të festohej në mënyrë intime ky përvjetor, me një darkë romantike, një udhëtim diku, pasi sot Obama do të përballet në debat me kundërshtarin e tij në zgjedhjet e nëntorit, Mitt Romney.

"Kur e mora vesh, nuk mund ta besoja. Vërtetë ditën e përvjetorit të martesës është debati? E të mendosh që doja të shkoja sërish në California, ku bëmë muajin e mjaltit",-ka thënë Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat