Disku më i shitur i të gjitha kohërave? I grupit “ABBA”

Mediale Vip

Disku më i shitur i të gjitha kohërave? I grupit “ABBA”

Më: 3 tetor 2012 Në ora: 21:43

Kanë kaluar plot 30 vjet që nga koha kur ishin bashkë, ama anëtarët e grupit të famshëm “ABBA” mbeten ende në vendin e parë në botë, për disqet më të shumta të shitura.

Fjala është për grupin e të famshmëve Agnetha Faltskog, Benny Andersson, Björn Ulvaeus dhe Ann-Frid Lyngstad, të cilët i kanë thënë “lamtumirë” njëri-tjetrit jo pa mllef në vitin 1982, por ama që rezultojnë të kenë CD-në më të shitur të të gjitha kohërave.

Triumfi i suedezëve u shënua pikërisht me albumin “Gold band Abba: Greatest Hits”, i cili sipas të dhënave të industrisë britanike të muzikës, ka arritur të shesë deri tani plot 4 milionë kopje.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat