Shakira dhe Pique presin një djalë

Mediale Vip

Shakira dhe Pique presin një djalë

Më: 2 tetor 2012 Në ora: 20:58

Vetëm dy javë pasi njoftoi se është duke pritur një fëmijë me mbrojtësin e Barcelonës, Gerard Pique, këngëtarja Shakira e ka bërë publike gjininë e fëmijës. Çifti i njohur pret një djalë.

“Do të jetë djalë. Ky mashkull (Pique) është gjëja më e bukur që më ka ndodhur në gjithë jetën time. Ndërsa tani do të kemi fëmijë!”, ka thënë Shakira për televizionin gjerman RTL, transmeton BW.

Shakira dhe Pique u njohën dy vjet më parë gjatë kampionatit botëror të futbollit në Afrikën e Jugut, ku ai luante me kombëtaren spanjolle, ndërsa ajo këndonte himnin e kampionatit “Waka Waka”.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat