E “çuditshme” e do plakjen

Mediale Vip

E “çuditshme” e do plakjen

Më: 2 tetor 2012 Në ora: 20:48

Aktorja e bukur hollivudiane, Cameron Diaz, “shenjë identifikuese” e cila e ka buzëqeshjen, me humor e ruan shpirtin e ri, ndërsa rrudhat e saja i vlerëson dhe respekton. Përveç për plakjen dhe për ruajtjen e formës në këtë tekst Diaz flet haptas edhe për gjëra të tjera duke mos fshehur asgjë.

Cameron duke folur për dashurinë thotë se në këtë sferë ka bërë zgjedhje të gabuara dhe se gjithmonë e kanë tërhequr “meshkujt e këqij” të cilët nuk kishin asgjë të përbashkët me princin e ëndrrave të saj. Ajo potencon se për të martesa nuk ka rëndësi, dhe ajo më shumë është e koncentruar në dhënien dhe pranimin e dashurisë.

“Më parë do të pranoja që zemra ime të thyhet një mijë herë, se sa mos të dashurohesha kurrë”, tha ajo duke përmendur lidhjet e pasuksesshme me Justin Timberlake-n dhe Alex Rodriguez-in.

Në prag të dekadës së pestë të jetës së saj, ajo aspak nuk brengoset për plakjen, për më shumë siç thotë ajo, e adhuron këtë proces të jetës.

“Kur i kam pasur 20 vjet mezi prisja t’i bëja 30, dhe pastaj me padurim e prisja moshën 40-vjeçare. I dua dhe vlerësoj rrudhat e mia dhe vërtetë nuk do të dëshiroja të kthehesha mbrapa që t’i largojë disa vite nga fytyra. Shpirtin e ri e mbajë me humor. Shumë qeshje, shumë seks, ushqimi i shëndetshëm, ushtrimet këto janë gjërat e rëndësishme për femrat kur futen në moshën time”, thotë kjo bukuroshe.

Aktorja kujdeset çka ha, por nuk praktikon asnjë dietë të veçantë. Thotë që secila femër duhet ta zbulojë çka i përshtatet trupit të saj dhe të mundohet në radhë të parë t’i ofrojë materie ushqyese.

“Nga ushqimet e skuqura kam hequr totalisht dorë pasi ato nuk janë të mira për shëndet dhe jam përqendruar kryesisht në ushqime të lehta, pemë dhe perime”, tha Diaz.

Ajo shtoi se ushtron shumë dhe falë stërvitje ka arritur t’i ruajë linjat e saja. Për të, shkuarja në ushtrime është si shkuarja në punë pasi që pesë herë në javë e viziton palestrën.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat