“Sherri” i babait është me Albanin

Mediale Vip

“Sherri” i babait është me Albanin

Më: 2 tetor 2012 Në ora: 20:47

Miriam Cani, e cila e filloi karrierën në Gjermani dhe që prej kohësh po e vazhdon me sukses në trojet shqiptare, ka deklaruar se për gjithçka në jetë i është falënderuese babait.

Bukuroshja e cila është në lidhje me Alban Skënderajn ka treguar për “Top Channel” se është babai i saj ai që e aranzhoi takimin e saj me të.

“Në radhë të parë më solli babai, që donte të isha aktive herë pas herë në Shqipëri me projekte individuale dhe të veçanta. Shkaku pra është babai im. Ideja e tij ishte ‘përse të mos bëj një bashkëpunim me një artist shqiptar’. Babai më foli me fjalët më të mira për Albanin, ma lëvdoi shumë muzikën e tij dhe mendonte se mund të përshtateshim mirë në një bashkëpunim”, tha ajo.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat