Akuza ndaj Britney Spears, harroi drogën në qilim

Mediale Vip

Akuza ndaj Britney Spears, harroi drogën në qilim

Më: 1 tetor 2012 Në ora: 23:09

Sam Lufti ish menaxheri i këngëtares Britney Spears po përgatitet për në sallën e gjyqit. Sipas gazetave rozë, ai do të dëshmoj kundër yllit të pop-it, pasi disponon disa dokumente për 31 vjeçaren e cila ka vendosur drogën në vendin ku luanin fëmijët e saj të vegjël. Lufti pretendon se një qen nuhatës kishte gjetur në shtëpinë e Spears një sasi të drogës kristal metodë në qilimin e sallonit.

“Britney më tej duhet të dëshmojë se si qentë nuhatës gjetën tepricat e drogës mbi qilim, ku fëmijët e saj të vegjël, 1 dhe 3-vjeç, luanin gjatë vizitave”, citohet në një prej dokumenteve.

Më pas gjatë një intervistë, ish menaxheri deklaron se ka larë me shampon qilimin dhe e ka zëvendësuar atë me një tjetër dhe këto fakte janë tronditëse për familjen Spears, e cila në fund të këtij muaj do të jetë në bankën e dëshmitarëve gjatë seancës gjyqësore.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat