Më 5 tetor, Eliza Dushku sjell në atdhe dokumentarin

Mediale Vip

Më 5 tetor, Eliza Dushku sjell në atdhe dokumentarin

Më: 22 shtator 2012 Në ora: 14:44

Aktorja amerikane me origjinë edhe me shtetësi shqiptare, Eliza Dushku do të rikthehet muajin e ardhshëm në Tiranë. Ardhja e saj nuk do të jetë vetëm për të vizituar shtetin amë, por edhe për një eveniment të rëndësishëm.

Lajmin e ka bërë të ditur nëpërmjet linjës telefonike bashkëprodhuesi i këtij dokumentari mjeshtri i fotografisë Fadil Berisha, i cili ka thënë për "Gazetën Shqiptare" se do të sjellë dokumentarin "Ende pa emër" dedikuar Shqipërisë. Premiera e shfaqjes së filmit dokumentar do të bëhet më 5 tetor në Tiranë, ndërsa më pas vijon edhe premiera në SHBA gjatë muajit nëntor. Filmi dokumentar është një pasqyrë e promovimit të pasurive dhe vlerave të Shqipërisë, ku janë përfshirë personalitete të forta, imazhe mahnitëse dhe shenja kulturore, si ushqimi, muzika, moda, sporti dhe jeta e natës. "E gjithë kjo kombinuar me një shije të zakoneve shqiptare dhe problemeve mjedisore, socio-ekonomike dhe politike me të cilat përballej vendi. Prirja ime për aventura do të përcaktonte tonin e një palë pushimeve aktive, siç edhe rezultuan", ka thënë Eliza, e cila është e kënaqur me rezultatin e arritur me këtë film dokumentar.

Një vend të veçantë në këtë dokumentar zë Korça, vendlindja e saj, traditat gatimet dhe ceremonia e saj në promovimin e 'Birra Korçës' në gushtin e vitit të kaluar dhe vizita e saj në këtë fabrikë, etj. Përgjatë këtij dokumentari ajo është shoqëruar nga fotografi i famshëm Fadil Berisha.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat