Çfarë ka ndodhur me Matildën e famshme?

Mediale Vip

Çfarë ka ndodhur me Matildën e famshme?

Më: 17 prill 2012 Në ora: 16:30

Ajo gjithnjë do të kujtohet si 7-vjeçarja që kishte dhuntinë të lëvizte me gishtin e saj magjik objektet nëpër shtëpi.

Por Mara Wilson, e njohur edhe në Shqipëri për rolin e saj të vecantë në filmin "Matilda Mitike", nuk bëri një karriere prej aktoreje të famshme.

Sot ajo është 24 vjeç dhe në karrierën e saj të shkurtër kujtohet edhe për rolin në filmin "Mrs Doubtfire", vajzën e vogël të çifti të ndarë, të cilin e luajti kur ishte vetëm 4 vjec. Po ashtu ajo ka luajtur edhe në disa role të tjera në shfaqje televizive apo në filma me buxhet të ulët, përpara se të hiqte dorë njëherë e mirë nga aktrimi.

Mara ka studiuar për arte në Universitetin e New York-ut dhe dhe tani njihet si dramaturge.

Në blogun e saj, Mara shkruan se aktrimi ishte dicka shumë e bukur, por që asaj i shkonte për shtat vetëm kur ishte fëmijë.

"Ishte një periudhë e këndshme, të cilën e fitova pa shumë mund e për rrjedhojë nuk ndjej ndonjë krenari të madhe. Fitova reputacion sepse 'isha e aftë të lëvizja me magji objektet'. tani kanë kaluar vite unë jam rritur dhe njerëzit më mbajnë mend pikërisht për atë periudhë", thotë Mara.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat