Pas akuzave për përdhunim nga gruaja e shqiptarit, Ronaldo merr këtë vendim të rëndësishëm

Mediale Vip

Pas akuzave për përdhunim nga gruaja e shqiptarit, Ronaldo merr këtë vendim të rëndësishëm

Më: 15 tetor 2018 Në ora: 10:24
Pas akuzave për përdhunim nga gruaja e shqiptarit, Ronaldo merr këtë vendim të rëndësishëm

I përfshirë me detyrim në titujt bombastikë të medieve ndërkombëtare dhe i akuzuar nga gjysma e botës si një përdhunues, Cristiano Ronaldo po përballet me një famë që asnjëherë nuk e kishte lakmuar.

Futbollisti i kombëtares portugeze, me të gjitha gjasat do të mbrojë veten dhe do të rrëfejë të vërtetat e tij mbi ngjarjen e vitit 2009, në të cilën akuzohet për agresion seksual.

Nga kampi i lojtarit të Juventusit ka rrjedhur një deklaratë e Cristiano Ronaldos për të qenë në një videokonferencë në Departamentin e Policisë në Las Vegas, si një shenjë që tregon se nuk ka asgjë për të fshehur mbi historinëm që pasoi denoncimi i Kethryn Mayorga (e njohur edhe si gruaja e nje shqiptari) Kjo e fundit pretendon se është viktimë përdhunimi pas një takimi me futbollistin luzitan në një hotel në shtetin e Nevadës.

Image

Pyetja e lojtarit të Juventusit do të bëhet përmes një videokonference dhe në praninë e avokatit, kjo për shkak të impenjimeve me bardhezinjtë dhe kalendarit të ngjeshur të ndeshjeve. Ndërkohë, avokati i Kethryn Mayorga, vajzës që u pagua 375 mijë dollarë për të heshtur mbi ngjarjen, por që tani ka vendosur të zbulojë çdo detaj, mund të përfshijë në skenë dhe vajza të tjera që pretendojnë se janë ngacmuar nga Ronaldo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat