Stresi e ka publikuar premierën e këngës së tij të re.
‘Të du mom’ titullohet ky projekt muzikor i cili e ka rikthyer reperin në ‘Kënga Magjike 2018’.
Kjo këngë është dedikim për nënën e tij e cila kishte shkuar për t’i dhënë përkrahje Stresit derisa ai performonte.
”Kjo merite i shkon producentit tim sekret Enes Qosa Beats flm . Te gjithe nese e ndjeni fjalen nene Degjoje flm zotit per cdo gje flm juve flm the band of stresi & Anxhelo Koci for the backvoc#TeDuMom”, ishin fjalët e Stresit pak pasi kënga u publikua në kanalin zyrtar në Youtube.
Kujtojmë se ai vitin e kaluar poashtu ishte pjesëmarrës në këtë festival të këngës dhe fitoi në kategorinë “Çmimi i WebInternetit”.