Anëtari i Lidhjes Demokratike te Kosovës, Bajram Gecaj qe shumë vite është i kyçur në politikë. Si rezultat i kësaj, njihet nga të gjithë, pasi që bën pjesë në fytyrat publike.
Mirëpo, në një fotografi që ai e ka postuar në rrjetin social “Facebook”, Gecaj shihet i lumtur me bashkëshorten e tij.
Përmes një shkrimi dhe fotografive ka kujtuar kohen kur Gecaj dhe bashkëshortja e tij janë njoftuar.
“Dashuria në shikim të parë është më e ëmbël se mjalti i bletëve … sot e një çerek shekulli më parë na rastisi të njoftohemi në restorantin Casa Rossini, në Leicester Square të Londrës Qendrore! “, shkruan Gecaj.
Ndryshe Gecaj dhe bashkëshortja e tij kanë dy fëmijë.