Brad Pitt shihet me një bjonde misterioze dhe duket qartë kimia mes tyre!

Mediale Vip

Brad Pitt shihet me një bjonde misterioze dhe duket qartë kimia mes tyre!

Më: 7 tetor 2018 Në ora: 09:04
Brad Pitt dhe Sat Hari Khalsa

Ata kanë një mik të përbashkët, kitaristin Flea të grupit të “Red Hot Chili Peppers”.

Por Brad Pitt dhe stilistja e bizhuterive Sat Hari Khalsa, duket qartë që kanë të përbashkët më shumë se aq, teksa rrezatuan nga lumturia, gjatë një eventi së bashku.

Teksa, merrnin pjesë në eventin e bamirësisë për muzikën kontroverse dhe artin, Brad dhe Sat Hari Khalsa, u fotografuan gjithë natën duke buzëqeshur dhe komunikuar me njëri-tjetrin.

Ende nuk dihet nëse erdhën bashkë në event dhe se janë çift, por nuk do të ishte ide e keqe, pasi duket qartë kimia që ekziston mes tyre. Fansat e aktorit tregojnë se është hera e parë që e shohin atë kaq shumë të lumtur dhe urojnë që ata ta shohin mundësinë për të qënë bashkë.

Dhe në këtë mënyrë, Brad mund të hedhë pas krahëve shijen e keqe të divorcit me bashkëshorten e dytë, Angelina Jolie. Momentalisht, ai po përballet në një betejë ligjore me ish-gruan në lidhje me kujdestarinë e 6 fëmijëve.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat