Jennifer Garner dhe Ben Affleck divorcohen zyrtarisht

Mediale Vip

Jennifer Garner dhe Ben Affleck divorcohen zyrtarisht

Më: 6 tetor 2018 Në ora: 21:54
Jennifer Garner dhe Ben Affleck

Jennifer Garner dhe Ben Affleck zyrtarizuan divorcin. Dyshja u takua bashkë me një gjykatës privat mbrëmjen e së enjtes në shtëpinë e aktores në Kaliforni, ku përfunduan procesin e firmosje së dokumenteve.

Lajmi vjen pasi aktorja 46-vjeçarja kishte kërkuar me këmbëngulje që divorci të finalizohej sa më shpejt të mundej, tani që aktori përfundoi rehabilitimin.

Aktorët janë ndarë që prej qershorit të 2015-s, ndërsa dirvocin e firmosën në prill të 2017-s. Dashuria e tyre nisi në 2004-n, për t’u kurorëzuar me martesë në 2005-n.

Jennifer Garner dhe Ben Affleck kanë tre fëmijë, Violet, 12 vjeçe, Seraphina, 9 vjeçe dhe Samuel, 6 vjeç.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat