Dafina Zeqiri është goxha aktive me projekte të reja kohët e fundit.
Këngëtarja këto ditë po merret me finalizimin e projektit të ri, i cili pritet të publikohet shumë shpejt.
Në rrjete sociale, ajo ka publikuar gjatë ditës së sotme pamje nga xhirimet e klipit, ku vjen shumë atraktive.
E ulur mbi një makinë të markës “Ferrari”, Dafina ishte rrethuar nga meshkujt, të cilët do të jenë pjesë e klipit të saj të ri.
Për ndryshe, projekti i fundit nga Dafina Zeqiri është “Kalon”, në duet me reperin Lumi B, i cili u prit mirë në publik.