Amber Heard e zemëruar pas deklaratës së Johnny Depp: E pavërtetë

Mediale Vip

Amber Heard e zemëruar pas deklaratës së Johnny Depp: E pavërtetë

Më: 6 tetor 2018 Në ora: 08:21
Amber Heard dhe Johnny Depp

Avokatët e Amber Heard kanë reaguar pas intervistës së Johnny Depp ku ai mohonte të kishte abuzuar me aktoren.

Depp në një intervistë për GQ tha: "Ti bëj keq dikujt që dua? Jo, jo, nuk ndodh."

Por avokati i Heard  tha për The Hollywood Reporter: "Nëse GQ ka bërë edhe një hetim bazë për pretendimet e Depp, do të kishte kuptuar shpejt se deklaratat e tij janë krejtësisht të pavërteta".

Çifti u divorcua në vitin 2016. Aktori tha se pas akuzave të ish-bashkëshortes për abuzmin fizik ai fillimisht qëndroi i heshtuar, por tani nuk kishte ndërmend që ta bënte këtë.

Amber iu përgjigj përmes aktorëve duke thënë: "Depp ka hedhur poshtë marrëveshjen e kofidencialitetit megjithëse ka nadluar Heard që ti përgjigjet pretendimeve të tij të pabazuara, pavarësisht kërkesave të përsëritura. Depp po vazhdon abuzimin psikologjik ndaj saj."

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat