Mel Gibson xhiron remake e njërit nga filmat më të njohur vestern

Mediale Vip

Mel Gibson xhiron remake e njërit nga filmat më të njohur vestern

Më: 26 shtator 2018 Në ora: 13:19
Mel Gibson

Aktori Mel Gibson është duke xhiruar një film të ri, dhe këtë herë dëshiron të bëjë remake të vesternit The Wild Bunch të vitit 1969.

Deadline raporton se Gibson do të jetë një bashkë-skenarist, producent dhe drejtor i filmit, por nuk dihet nëse do të ketë edhe një rol në film.

Xhirimi i këtij filmi duhet të fillojë në pranverë, ndërkohë që  Gibson gjithashtu mund të gjendet në rolin kryesor në filmin "Një njeri me vlerë gjashtë miliardë dollarë", së bashku me Mark Wahlberg, edhe pse kjo ende nuk është konfirmuar.

"The Wild Bunch” origjinal ishe film për perëndimin e egër, në një përpjekje për të kryer një grabitje. Ekipi i aktorëve të asaj kohe ishin William Holden, Ernest Borgnin, Robert Ryan, Edmond O'Brien, Waren Oats, James Sanchez dhe Ben Johnson.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat