Harrojeni Elitën, nëna dhe motra e saj ju mahnisin me këtë pamje

Mediale Vip

Harrojeni Elitën, nëna dhe motra e saj ju mahnisin me këtë pamje

Më: 26 shtator 2018 Në ora: 08:22
Elita Rudi

Prezantuesja, Elita Rudi të premten i dha fund beqarisë.

Ajo dhe reperi shqiptar, Asdren Gjikolli apo Gjiko kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë..

Dasma ishte ndër më të veçantat në estradë, duke filluar nga dekori e deri tek unazat dhe kurorëzimi nga i pari i Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Në dasmë ishin të ftuar mbi 700 vetë, në mesin e tyre edhe artistë të skenës muzikore. Pas ceremonisë, u publikuan një mori fotosh dhe video mjaft të bukura.

Ndërsa tani, Elita ndau një fotografi me ndjekësit teksa shfaqet pranë nënës dhe motrës së saj. Të dyat duken tejet të bukura saqë ia marrin anën edhe Elitës.

“Më të shtrenjtat e mija , nëna dhe motra”, ka shkruar Rudi.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat