Përgatituni për të tjera emocione, Elita Rudi dhe Gjiko do të publikojnë një video të rrallë

Mediale Vip

Përgatituni për të tjera emocione, Elita Rudi dhe Gjiko do të publikojnë një video të rrallë

Më: 25 shtator 2018 Në ora: 07:59
Elita Rudi dhe Gjiko

Dasma e tyre vazhdon të bëjë jehonë në media! Jo vetëm për shkak të organizimit madhështor, të ftuarve të shumtë VIP, por edhe për plot detaje që ngjallin kureshtje sidomos kur bëhet fjalë për dy personazhe të njohur të jetës publike në Kosovë.

E me gjithë dëshirën e vetë çiftit për ta mbajtur diskrete ceremoninë, asgjë nuk i shpëtoi vëmendjes së medias, madje shumica e momenteve më kulmore të Elita Rudit dhe Gjikos nga dasma e tyre u publikuan në rrjetet sociale nga të pranishmit në mbrëmje, kryesisht miqtë e tyre të përbashkët VIP.

 

Së shpejti video e plot nga @joymediavideo

A post shared by Elita Rudi (@elita.rudi) on

Por, edhe pse për të gjithë dasma e tyre erdhi mjaft surprizë, kur vetëm para pak muajsh moderatorja kosovare mori propozimin për fejesë gjatë festimeve për ditëlindjen e saj, me sa duket ata kanë menduar që gjithçka që ka lidhje me këtë moment sublim në jetën e dy të dashuruarve ta fiksojnë përgjithmonë në video dhe mini filma të cilat ata po i publikojnë edhe vetë në profilet e tyre zyrtare.

Një të ngjashëm Elita e paralajmëroi mbrëmjen e djeshme, kur siç duket nga sekuencat e para janë momentet e fëmijërisë, imazhe të fotografive, deklarata të prindërve të tyre, etj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat