Modelja Anxhela Martini ka publikuar një foto në rrjete sociale ku në fokus është portreti i saj.
Por duket se pamja e saj ka bërë që komentuesit ta pyesin se cfarë ka ndryshuar dhe pse duket ndryshe.
Ata e kanë pyetur modelen nëse ka bërë ndërhyrje, por ajo nuk ka kthyer asnjë koment.
“Më duket mua apo je ënjtur nga fytyra, ndoshta ndonjë ndërhyrjeje nuk i rezistove dot as ti,” "Çfarë i ke bërë fytyrës tënde Angela”,-shkruajnë komentuesit.
Aktualisht modelja është e martuar me biznesmenin rumun Dragos Savulescu.