Drake kërkon falje pasi anuloi dy koncerte në Miami

Mediale Vip

Drake kërkon falje pasi anuloi dy koncerte në Miami

Më: 24 shtator 2018 Në ora: 20:18
Drake

Drake i cili i anuloi dy koncerte në Miami këtë fundjavë, bëri një postim për fansat e tij duke iu kërkuar falje dhe duke shpjeguar se ai ka qenë i sëmurë.

‘Dua vetëm të them se sa keq më vjen’, shkroi ai në Instagram.

‘Unë u sëmura shumë shpejtë dhe kurrë nuk kam përjetuar diçka të tillë në jetën time. Faleminderit dy mjekësve dhe infermiereve që më ndihmuan me kujdes’.

Drake falënderoi fansat duke thënë: ‘E urrej ta lë dikë kështu’, dhe premtoi se do të kthehet shpejtë.

Një përfaqësues i reperit kanadez tha se ai ishte me grip.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat