Publikohet video e shkurtër e dasmës përrallore të Ledion Liços dhe Sara Hoxhës

Mediale Vip

Publikohet video e shkurtër e dasmës përrallore të Ledion Liços dhe Sara Hoxhës

Më: 24 shtator 2018 Në ora: 09:52
Pamje nga dasma

Prezantuesi Ledion Liço dhe trashëgimtarja e Top Channel i dhanë fund beqarisë javë më parë.

Në një ceremoni mjaft luksoze dhe private, dyshja kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë, para familjarëve dhe rrethit të ngushtë.

Sara ishte ajo e cila deri më tani përmes disa videove të publikuara ka ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale imazhe nga prapaskenat e përgatitjes së dasmës.

Megjithatë, në asnjë moment nuk u shfaqën pamjet e eventit.

Së fundmi, çifti kanë vendosur që të publikojnë një video-ditar të shkurtër, për të treguar në tërësi ceremoninë e tyre martesore.

Përmes pamjeve magjike vërehet se dasma e çiftit ka qenë si në përrallat e “Disneyt”.

Gjatë videos, po ashtu vërehen edhe momentet emocionuese të familjarëve gjatë martesës së çiftit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat