Modelja shqiptare theu dorën në hotel: Mora një kompesim shumë të madh

Mediale Vip

Modelja shqiptare theu dorën në hotel: Mora një kompesim shumë të madh

Më: 23 shtator 2018 Në ora: 10:39
Vildane Zeneli

Vildane Zeneli është një nga modelet shqipatare të njohura edhe jashtë shtetit. E ftuar në “Xing me Ermalin” ajo tregoi për jetën në New York dhe punën e saj atje.

Gjithashtu modelja tregoi edhe për aksidentin që kishte pësuar në një hotel në New York dhe për pasojë rreth dy vite kishte qëndruar pa punë. Ajo tha se kishte rrëshqitur në banjon e hotelit dhe për pasojë kishte thyer dorën.

Siç tregon ajo, pas këtij aksidenti kishte hedhur në gjyq hotelin dhe kishte marrë një dëmshpërblim të majmë por pa treguar shumën që kishte fituar. Në gjyqin kundër hotelit modelja kishte përdorur edhe fotot e dorën së thyer të cilat i tregoi edhe në emision.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat