Dasma e Elitës dhe Gjikos vazhdon të jetë ngjarja më e komentuar në shoubiz tash e dy ditë.
Çifti u kurorëzuan në një dasmë madhështore, në prani të miqve, familjarëve dhe kolegëve të tyre.
Çifti bashkë me mysafirët janë argëtuar deri në orët e vona, ndërsa kënduan shumë prej të ftuarve.
Në një video të publikuar në rrjete sociale shihet se si Elita vallëzoi në shtëpinë e Gjikos bashkë me vjehrrin, veshur me veshjen tradicionale të nuseve.
Moderatorja duket se i pëlqen shumë zakonet, ajo pak ditë para dasmës kishte përgatitur edhe pajën.