‘Citi’ i “O Sa Mirë” thotë se ‘Xhesika’ është kolegia që e eksiton

Mediale Vip

‘Citi’ i “O Sa Mirë” thotë se ‘Xhesika’ është kolegia që e eksiton

Më: 22 shtator 2018 Në ora: 21:50
‘Citi’- ‘Xhesika’

Aktori i njohur, Edon Bërveniku, ka qenë i ftuar këtë javë në intervistën më të shkurtër 60 sekondëshe të emisionit “Prive”.

Ai tregoi se njerëzit e njohin më shumë si ‘Citi’ i serialit “O Sa Mirë”, se sa si Edoni që është emri i tij i vërtetë.

Tutje, ai tha se roli i tij në këtë film i ka mësuar atij shumë gjëra nga jeta dhe se nuk do ta largonte askënd nga seriali në të cilin luan.

Aktori Edon Bërveniku i njohur si ‘Citi’ ishte këtë javë i ftuar në intervistën 60 sekondëshe të emisionit “Prive”.

Personaliteti është gjëja me të cilën aktori Bërveniku krenohet më tepër, ndërsa në vazhdimin e intervistës tregoi se nuk i frekuenton shumë kinematë.

Aktori po ashtu tregoi se vesi më i keq i tij është të qenit temperament dhe se nervozohet shpejt.

Në pyetjen provokuese se cila nga koleget e eksiton, ai u përgjigj fillimisht duke përmendur emrin e producentit të festivalit, Fisnik Vejsa, ndërsa më pas tha se është ‘Xhesika’ kolegia në fjalë, emri i vërtetë i së cilës është Arta Nitaj.

Ndërsa në pyetjen e fundit dhe më provokuese nga të gjitha, se nëse ka bërë ndonjëherë seks treshe, ai u përgjigj me ironi duke thënë se në treshe jo por në pesëshe po. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat