Mbrëmjen e djeshme Elita Rudi dhe Gjiko i dhanë fund beqarisë me një dasmë që pati të gjithë vëmendjen e mediave dhe u komentua shumë. Çifti kishin ftuar të afërm, miq, personazhe të njohur të ekranit në një ambient luksoz në Prishtinë.
Një nga momentet më interesante të dasmës ishte kur Gjikon e ulën në një karrige dhe para tij kërceu një kërcimtare belly dancer.
Gjiko shihet duke u argëtuar ndërsa kërcimtarja me lëvizjet e saj e ka ndezur atmosferën.