Kush është djali që u puth me Rita Orën në këngën e re?

Mediale Vip

Kush është djali që u puth me Rita Orën në këngën e re?

Më: 21 shtator 2018 Në ora: 21:25
Andrew Watt

Rita Ora ka publikuar projektin më të ri muzikor “Let You Love Me” ku ka realizuar disa skena intime me një mashkull.

Puthje dhe prekje nën ritmet e muzikës kanë ngjallur shumë dyshime për ‘personazhin misterioz’.

Sonny Hall që shfaqet pranë Ritës ka një ngjashmëri të madhe me të dashurin e saj Andrew Watt.

Ai është me flokë të gjata kaçurrela, njësoj si muzikanti amerikan. Menjëherë pas publikimit të këngës, Rita e falënderoi për faktin se ia bëri xhirimet në skenat intime më të lehta duke mos dhënë detaje nëse Sonny ishte zgjedhja e saj.

Ndërkohë, kënga është pjesë e albumit të ri “Phoenix”, i cili pritet të jetë suksesi i radhës për këngëtaren shqiptare me famë botërore.

Image
Sonny Hall
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat