Ndahet nga jeta aktori i njohur turk

Mediale Vip

Ndahet nga jeta aktori i njohur turk

Më: 21 shtator 2018 Në ora: 14:50
Ferdi Merter dhe Baris Arduc

Ka qenë një ditë e trishtë jo vetëm për familjarët e tij por edhe për të gjithë fansat që e kanë ndjekur për vite me radhë në filma dhe seriale të ndryshëm.

Ferdi Merter, aktori i njohur i serialit “Dashuri me Qira” është ndarë nga jeta ditën e djeshme në moshën 79 vjeçare. Lajmi i humbjes së aktorit u bë i ditur nga faqja zyrtare e serialit e më pas shumë aktorë dhe fansa kanë shprehur ngushëllimet për familjen e Merter.

Ferdi Merter lindi në Stamboll në 1939. Ai ka interpretuar qindra role në filma, seriale apo shfaqje teatrale. Për publikun shqiptar, u bë i njohur si gjyshi i Omer në serialin “Dashuri me Qira”.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat