Flet bashkëshorti i Kim Kardashian: Boll përmendët në intervista se keni fjetur me gruan time!

Mediale Vip

Flet bashkëshorti i Kim Kardashian: Boll përmendët në intervista se keni fjetur me gruan time!

Më: 21 shtator 2018 Në ora: 09:21
Kim Kardashian dhe Kaney West

Kanye West, bashkëshorti i Kim Kardashian ka vendosur që të paralajmërojë të gjithë meshkujt që përmendin gruan e tij.

Me anë të disa postimeve në Instagram, ai ka përmendur reperët Nick Cannon dhe Drake. Nick doli në një intervistë para disa ditësh ku përmendi blogeren e njohur dhe marrëdhënien që ka patur me të.

"Në fillim dua të flas për Nick Cannon. E kuptoj që ke patur një histori me gruan time, por kur del në intervistë, mos e përmend. Nëse dikush e përmend, mjafton fjala: "E respektoj atë njeri, nuk dua të flas për këtë". Mos bëj asnjë sugjerim sikur askush nuk ka kryer marrëdhënie me gruan time", tha reperi.

Më pas, Kanye foli për reperin Drake që solli hitin "In my feelings", i cili u përfol se ishte dedikim për Kim Kardashian.

"Njerëzit kanë menduar se ti ke fjetur me gruan time dhe nuk ke thënë asgjë. Ti e di, nëse do kisha të dashur nga Chicago dhe do quhej Renita dhe ti do martoheshe me Rihannën, unë nuk do bëja këngë e ta titulloja 'Riri'. Kështu që nuk ke përse të thuash se nuk e di se si ndodhi sepse je shumë i zgjuar për këtë. Ne jemi një familje, jemi të dashuruar, mos u ngatërro me ne", shtoi 41-vjecari.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ye (@kanyewest) on

Kim dhe Kanye kanë një familje të madhe dhe janë shumë të lumtur si prindër të tre fëmijëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat