Kim dhe Kanye zhvendosen nga Los Angeles

Mediale Vip

Kim dhe Kanye zhvendosen nga Los Angeles

Më: 19 shtator 2018 Në ora: 11:56
Kim dhe Kanye West

Kanye West bëri një paraqitje në një ngjarje në Çikago, Illnois ku edhe bëri një njoftim të madh.

‘Dua që ju të gjithë ta dini se po kthehem në Çikago dhe nuk do të largohem kurrë më’, tha Kanye, shkruan TMZ.

Reperi është duke u larguar nga Los Angeles ku jeton me gruan Kim Kardashian dhe tre fëmijët e tyre. TMZ shton se Kim dhe Kanye kanë gjetur një vend në Çikago dhe planifikojnë të kenë një qëndrim të përhershëm atje por gjithashtu do t’i mbajnë pronat e tyre të shumëfishta në Los Angeles.

Reperi thuhet se do t’i zhvendosë edhe zyrat e tij të Yeezy nga Kalifornia në Çikago.

Deri më tani, nuk ka pasur asnjë koment zyrtar nga Kim apo Kanye.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat